
Athletic Bilbao - Qarabag
Pas fitoreve me Benficën dhe Copenhagen në Champions League, skuadra e Qarabag “pushtoi” vëmendjen e mediave europiane.
Por në duelin ndaj Athletic Bilbao, ata u kthyen me “këmbë në tokë”, duke pësuar humbjen me rezultatin 3 – 1. Për baskët, golat erdhën nga Guruzeta (dopietë) dhe Navarro, ndërsa golin e nderit te ekipi azer u finalizua prej Leandro Andrade.
Duhet thënë se te skuadra e Qarabag Ansi Agolli ka luajtur mes viteve 2010 – 2019. Në takimin tjetër të orës 18:45 mes Galatasaray – Bodo/Glimit, kanë triumfuar skuadra nga Stambolli 3 – 1, protagonist Osimhen, 2 gola.
Poll