Galatasaray ka marrë fitore surprizues kundër Juventusit për mënyrën se si rrodhën ngjarjet. Gjigantët e Stambollit e mbyllën pjesë e para në disavantazh 1 – 2, pavarësisht se shënuan të parët me Gabriel Sara, ndërsa dopieta e Koopmeiners përmbysi gjithçka.
Në fraksionin e dytë të lojës, Galatasaray kishte tjetër “marsh” në lojë. Lang dhe Sahnchez e bën rezultatin 3 – 2 për Galatën, deri në minutën e 60-të. Kartoni i kuq nga Kabral prishi ekuilibrat në fushë, duke lënë Juventusin me 1 lojtar më pak.
Sërish Lang në minutën e 75-të dhe Boey vulosën fitoren 5 – 2 ndaj Juventusit. Një humbje më përmsa të “paparashikueshme” jep pak shpresë për kualifikimin e “Zonjës së Vjetër” në fazën tjetër të Champions League, pavarësisht se ka edhe një ndeshje tjetër.
