Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ Abuzimi racor ndaj Viniciusit, Valverde reagon ashpër: Prestianni tha një fjalë që nuk duhet përdorur kurrë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Abuzimi racor ndaj Viniciusit, Valverde reagon ashpër: Prestianni
Vinicius - Prestianni - Valverde/ Fotomontazh

Real Madrid triumfoi 1-0 ndaj Benficas në transfertë, takim i vlefshëm për “Play-Off”-in e Champions League. Sfidë kjo që u vendos nga goli i Vinicius. Pikërisht ky i fundit ishte protagonisti kryesorë në këtë përballje, jo vetëm për golin.

Ndaj tij pati edhe njësituatë aspak të këndshme. Një nga futbollistët kundërshtarë, saktësisht Gianluca Prestianni e ofendoi racist brazilianin. Një episode që solli edhe ndërprerjen e ndeshjes për 10 minuta.

Ndërkohë pas sfidës për këtë situatë ka folur edhe Federico Valverde. Ky i fundit padiskutim i del në krah shokut të skuadrës, ndërsa nënvizoi se argjentinas ka thënë diçka të shëmtuar, pasi edhe e mbuloi gojën me fanellë që të mos kuptohej nga të gjithë.

“Prestianni? Kur e mbulon gojën me bluzë për të thënë diçka, padyshim që e bën për të thënë diçka vërtet të shëmtuar.

Ai tha një fjalë që nuk duhet përdorur kurrë. Nuk ka asnjë mundësi që asnjë kamera ta ketë kapur. Ishte patetike ajo që tha ai. Është vërtet, vërtet keq”, ka përfunduar Valverde.

Poll

Lexo gjithashtu