Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ Festa e “çmendur” e PSG-së në rrugët e Parisit, Emmanuel Macron pret kampionët pas fitimit të Champions

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Festa e “çmendur” e PSG-së në rrugët e
PSG

Festa e PSG-ja pas fititmit për herë te parë të Champions League vazhdojnë ende. E gjitha për ta është legjitime dhe si e tillë nuk ka të mbaruar.

Francezët kanë mbërritur në qytetin e tyre, teksa festa e “çmendur” ka “pushtuar” rrugët e Parisit. Parada e ekipit është mjaft mbreslënëse, teksa shënon një moment historik në klub dhe që do mbahet mend gjatë nga protagonistët.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique u prit me entuziazëm të madh që në aeroport, ku qindra tifozë kishin mbushur ambientet për të përshëndetur kampionët. Më pas, lojtarët hipën në një autobus të hapur dhe udhëtuan përgjatë bulevardit Champs-Élysées, duke kaluar pranë Harkut të Triumfit, mes një atmosfere elektrizuese.

Parada ndaloi për një moment simbolik përpara Harkut të Triumfit, ku lojtarët ngritën trofeun legjendar përpara tifozëve të zjarrtë. Për të garantuar sigurinë gjatë festimeve, autoritetet mobilizuan rreth 5,400 oficerë policie.

E në këtë moment kaq të veçantë dhe special nuk kishte si të mungonte presidenti i Francës, Emmanuele Macron. Festimet zgjatën sa një ndeshje futbolli, për rreth 90 minuta, teksa më pas gjithçka u spostua në stadiumin “Parc de Princes”, ku vijoi edhe parada e futbollistëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga