Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ Edon Zhegrova “tradhton” Juventusin në kohën shtesë, “Zonja e Vjetër” eliminohet nga Championsi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Edon Zhegrova “tradhton” Juventusin në kohën
Rasti i humbur nga Zhegrova

Edhe pse Juventus ia doli ta dërgojë ndeshjen në shtesë karshi Galatasaray, duke fituar përgjatë 90 minutave me shifrat 3 – 0, aty ku vendosën golat e Locatelli, Gatti e McKennie, më pas ata nuk patën “gjunjë” për më shumë.

Mundësia më e mirë për “Zonjën e Vjetër”, pavarësisht se ishin prej minutës së 48-të me karton të kuq, ishte me sulmuesin shqiptar të Kosovës Edon Zhegrova (minuta e 96-të, koha shtesë), por çuditërisht ai e humbi rastin e “artë”, duke e dërguar topin jashtë.

Ky rast, “goditi” edhe psikologjikisht bardhezinjtë. Në minutën e 105+1 me Osimhen dhe 119-të me Yilmaz, Galatasaray ngushtoi shifrat në 2 – 3 dhe siguroi kualifikimin, pas fitores 5 – 2 në sfidën e parë.   

 

Poll

Lexo gjithashtu