Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

"Uria e grupit është e madhe", Sabitzer para ndeshjes me PSG-në: Dortmundi do finalen!

Shkruar nga NEWSPORT
"Uria e grupit është e madhe", Sabitzer para ndeshjes me
Marcel Sabitzer

Mesfushori i Borussia Dortmund, Marcel Sabitzer ka folur në prag të gjysmëfinales së parë të Champions League që do të luajnë përballë Paris Saint-Germain. Austriaku është shprehur qartë, që ekipi nuk kënaqet me kaq dhe duan finalen e madhe me doemos.

“Është e vërtetë që Champions League cilësohet si kompeticioni më i vështirë për klube. Uria e grupit është e madhe dhe ne nuk kënaqemi me kaq. Dëshirojmë finalen e madhe, e cila do të na jepte shansin që të luftonim për trofeun.

Me Paris Saint-Germain kemi zhvilluar dy ndeshje, në fazën e grupeve, ç’ka do të thotë se i njohim deri në një pikë të caktuar. Është koha të flasim në fushë”, është shprehur Marcel Sabtizer.

Kujtojmë që ndeshja Dortmund – PSG do të zhvillohet mbrëmjen e sotme. Sfida që do të luhet në stadiumin “Sigan Iduna Park”, do të startojë në orën 21:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga