Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

"U përpoqëm, por s'ia dolëm!" Kylian Mbappe merr përgjegjësitë për humbjen ndaj Bayernit dhe bën premtimin e madh: Reali do fitojë sërish

Shkruar nga NEWSPORT
"U përpoqëm, por s'ia dolëm!" Kylian Mbappe merr
Credits ©The 4th Official/ Kylian Mbappe, Bayern Munich-Real Madrid

Kylian Mbappe ka reaguar pas eleminimit të Real Madrid nga Champions Leauge. Madrilenët u mposhtën nga Bayern Munich në të dyja ndeshjet me rezultatin e përgjithshëm 6-4, duke bërë që "Los Blancos", të rrezikojnë një tjetër vit pa trofe, si dhe duke dështuar për të lënë gjurmë në kompeticionin ku ata shquhen për favoritë.

Në një postim të bërë në Instagram në profilin e tij, sulmuesi francez shprehet se të tijët bënë gjithçka për të tentuar kualifikimin, por nuk ia dolën dot të përmbushnin pritshmëritë e tifozëve që udhëtuan drejt Gjermanisë për t'i mbështetur. Më tej, ai nënvizon se fjala "dështim" është e ndaluar tek klubi mbretëror dhe se Reali sipas tij do të rikthehet shumë shpejt te lavdia e munguar.

"U përpoqëm deri në fund, por s'ishte e mjaftueshme. Është zhgënjyese të eleminohesh nga një kompeticion i një rëndësie të tillë, por duhet të shohim përpara. Duhet ta shqyrtojmë këtë disfatë me veten tonë për të shmangur sërish të njëjtat zhgënjime. Ne kurrë nuk do të dorëzohemi. Në Madrid, dështimi nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një mundësi. Por, ju premtoj vetëm një gjë; do të nisim të fitojmë sërish dhe shumë shpejt", është shprehur Kylian Mbappe. 

Ndeshjen e radhës, madrilenët do ta luajnë përballë Alaves në shtëpi për llogari të javës së 32-të dhe do tentojnë t'i marrin maksimumin fazës së mbetur të kampionatit, duke shpresuar dhe për një ndalesë të mundshme nga rivalët e përjetshëm të Barcelonës, për të shkurtuar distancën prej 9 pikësh. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kylian Mbappé (@k.mbappe)

Poll

Lexo gjithashtu