
Lojtari i Bayern Munich, Joshua Kimmich ka folur në konferencën për shtyp para mediave, në prag të ndeshjes që do të luajnë në Champions League përballë Real Madrid. Gjermani ka folur për tema të ndryshme, duke nisur nga trajneri Thomas Tuchel e deri te sfida me madrilenët.
Si luani me Thomas Tuchel?
“Kam luajtur në pozicione të ndryshme, si 6, 8, ose 2 siç jam tani. Kjo të ndihmon të përparosh dhe të përmirësohesh. Kemi luajtur gjithashtu një lloji tjetër futbolli. Në disa ndeshje kemi luajtur me kundërsulme, kjo varet nga mënyra si e sheh trajneri posedimin e topit dhe dominimin. Tuchel përshtati skuadrën me filozofinë e tij, duke patur parasysh kundërshtarët”.
Do të keni përballë Toni Kroos?
“Unë e njoh Tonin nga kombëtarja gjermane. Ai u jep shumë besim të gjitha skuadrave ku luan. Ai ka rritur shumë dhe duhet admiruar ajo ç’ka ai ka bërë. Kroos ka korrur shumë suksese”.
Si ndiheni në nivelin personal?
“Ndihem shumë mirë dhe jam në humor të mirë. Nesër mund ta përballojmë me shumë besim ndeshjen kundër Real Madrid. Jemi të fokusuar në ndeshje dhe e dimë që nuk i kemi arritur objektivat sezonalë. Prandaj kjo ndeshje është shumë e rëndësishme”.
Kujtojmë që Bayern Munich do të presë në shtëpi këtë të martë Real Madrid, për të luajtur ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalet e Champions League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena”, do të startojë në orën 21:00.