
Chelsea mori një fitore të rëndësishme kundër Benficas në Champions League. Anglezët triumfuan 1-0 përballë ekipit të Jose Mourinhos.
Enzo Maresca foli pas kësaj sfide, ku theksoi se ekipit i duhej patjetër kjo fitore. Ndër të tjera nënvizoi se disa futbollistë që ishin nuk fushë nuk ishin në 100% e tyre.
“Na duhej fitorja. Në pjesën e parë, ne e kontrolluam ndeshjen, kryesuam dhe krijuam raste. Kishim disa lojtarë në fushë që, për fat të keq, nuk ishin 100%. Ata po luanin sepse kishim shtatë, tetë lojtarë jashtë formacionit.
Ndonjëherë duhet të mësosh të fitosh në një mënyrë të shëmtuar. Ata që luajnë, kanë një rrezik të madh të lëndohen sepse janë ata që luajnë shumë. Është e vështirë për ne të përsërisim të njëjtin formacion, por duhet të përshtatemi.
Të paktën mësuam si të fitojmë me një karton të kuq”, ka përfunduar timonieri i anglezve.