
Shkëndija nuk ishte në gjendje të merrte një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të Champions League kundër Qarabag, raundi i 3-të. Pas humbjes me shifrat 0-1, ka folur trajneri Jeton Beqiri, ku ndër të tjera tha se gjithçka është e hapur për ndeshjen e ardhshme, por humbja në Shkup erdhi si pasojë e pakujdesisë së ekipit të tij:
“Falenderojmë tiofzotë për përkrahjen gjatë 90 minutave. Ishte një ndeshje e barabartë, kundër një rivali me shumë përvojë. Për mua është e rëndësishme që futbollistët luftuan, besojë se ne dhuruam maksimumin. Kishim një pjesë të parë jo të kënaqshme.
Ne pjesë e dytë, niveli i lojës u ngrit. Patëm edhe ne rastet tona. Si përfundim, ajo që vendosi ndeshjen ishte pakujdesia jonë. Do të tentojmë ndeshjen e dytë gjithçka për gjithçka. Nuk kemi humbur me rezultat katastrofik, por nje disfatë minimale”.