Egnatia
Barazimi 1 – 1 në ndeshjen e parë (transfertë), i ka rritur së tepërmi shanset që Egnatia të sigurojë kualifikimin për në raundin e dytë të Champions League.
Për të bërë më konkret avancimin e rrogozhinasve në fazën tjetër të kompeticionit më elitar për klube, mjafton t’i referohemi bastoreve. Para disa ditësh, fitorja e skuadrës së drejtuar nga Nevil Dede kuotohej 1.80, ndërsa së fundmi ka arritur në 1.73.
Krejt e kundërta ka ndodhur me rivalin e Petrocub, nga 4.10 në 4.50. Skuadra e kualifikuar nga ky çift, do të përballen në raundin pasues me kampionët e Sllovenisë, Celje.
Bastet
Poll
