Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Kampionët e Superiores luajnë me HISTORINË sonte në “Arena Egnatia”, Nevil Dede optimist: Jemi gati, rivalin e kemi analizuar në detaje

Shkruar nga NEWSPORT
Kampionët e Superiores luajnë me HISTORINË sonte në
Nevil Dede

Edhe pse është shpallur 3 herë radhazi kampione e Superiores, çka i ka mundësuar prezencën në fazat e para kualifikuese të Champions League, Egnatia nuk ia ka dale dot në 2 edicionet e kaluar të kalojë asnjë raund, ndërsa sonte ndodhet shumë pranë për ta “thyer” këtë “mit”.

Nëse skuadra rrogozhinase ia del të fitojw ndaj Petrocub, do të sigurojë avancimin në raundin e dytë të Champions League. Në prag të ballafaqimit me kampionët e Moldavisë, ka folur për mediat trajneri i Egntias.  

Jemi të vetëdijshëm që nuk luajmë çdo ditë në Champions. Pra është një kompeticion ku mijëra futbollistë e kanë ëndërr, kështu që mendoj se përjetimi dhe gadishmëria është maksimale.

E njohim kundërshtarin patjetër, tani e njohim akoma dhe më mirë, jo vetëm ne si staf apo klub, por edhe djemtë. Rivali është një ekip i organizuar që ka eksperiencën, historinë, kualitetin, por ne pretendojmë që jemi më të fortë në shtëpinë tonë.

E kemi analizuar me djemtë, gjithçka që duhet të rregullojmë, shpresojmë që t’ia dalim me sukses, unë jam i bindur që skuadra është gati”, ishin fjalët e trajnerit Nevil Dede.  

Poll

Lexo gjithashtu