Egnatia në Champions League
Egnatia mori fitore spektakolare kundër Petrocub në ndeshjen e kthimit të Champions League, raundi i parë. Rrogozhinasit mposhtën 6 – 1 kampionët e Moldavisë në “Arena Egnatia”, kësisojë siguruan avancimin në raundin e dytë të kompeticionit më elitar për klube.
Rivali i ardhshëm për ekipin e drejtuar nga Nevil Dede përkon me Celje, kampionët e Sllovenisë.
Pikërisht klubi i Celje ka vendosur të ironizojë ndeshjen Egnatia – Petrocub, e cila u mbajt mbrëmë në të njëjtën orë me gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, Angli – Argjentinë.
“Të gjithë e dimë se cila ndeshje është më e rëndësishmja sot”, postimi i kampionëve të Sllovenisë.
View this post on Instagram
Poll
