Në orën 12:00, do të mbahet shorti i Champion League, faza e 1/8-ave. Hedhja e goglave dhe përcaktimi i çifteve është vendosur si zakonisht në Nion të Zvicrës.
Dueli më i “hekurt” pritet PSG – Barcelona ose PSG – Chelsea. Kampionët në fuqi ia dolën të siguronin “biletën” për fazën tjetër pasi eliminuan Monacon në raundin e 1/16-ave. Real Madrid ka dy opsione, “përplasje titanësh” me Manchester City, në të kundërtën sfidohen prej Sportingut të Lisbonës.
Atalanta e mbrojtësit të Kombëtares Berat Gjimshiti do vihet përballë mes Arsenalit ose Bayern Munich. Për ekipin bergamask, fati është treguar “i padrejtë”.
Shorti i sotëm është i fundit për këtë edicion në Champions, i cili do qartësojë edhe pozicionimin e skuadrave, sikurse rivlët e mundshëm deri në finalen e madhe. Këtë sezon, Budapesti do të jetë mikpritës i kompeticionit më elitar për klube në kontinentin e vjetër.
