Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Sommer do të kthehet në portë”, Inzaghi përpara Feyenoord: Çdo ndeshje e Champions ka kurthet e veta

Shkruar nga NEWSPORT
“Sommer do të kthehet në portë”, Inzaghi përpara
Simone Inzaghi

Inter do të presë nesër në mbrëmje Feyenoord për ndeshjen e kthimit të raundit të 1/8-ve të Champions League. Sfida e parë e luajtur në “De Kuip” të Rotterdamit ka përfunduar në shifrat 2-0 në favor të ekipit zikaltër. Në prag të këtij takimi të rëndësishëm, trajneri i Interit Simone Inzaghi ka dalë në konferencë për shtyp për mediat.

“Jemi krenarë për atë që po bëjmë edhe nëse do të thotë se luajmë kaq shumë. Jemi të fokusuar te Feyenoord sepse edhe pse fituam takimin e parë me shifrat 2-0, në Champions League çdo ndeshje ka kurthet e veta.

Thuram ka një muaj që po lufton me një problem që po i krijon vështirësi dhe nuk e lejon të stërvitet si më parë. Ne do ta vlersojmë, ai sot u stërvit mjaft mirë, Correa është jashtë, ndërsa Lautaro do të jetë në dispozicion.

Sommer do të kthehet në portë, edhe nëse Martinez ka bërë shumë mirë në këto ndeshje. Taremi po punon dhe po mundohet të na japë një dorë. Punon i fokusuar dhe është integruar në grup, është sulmues dhe kërkon golin. Kundër Feyenoord mund të jetë një mundësi e mirë për të.”, u shpreh Inzaghi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga