
Egnatia ka triumfuar në shtëpi përballë Breidablik, në ndeshjen e vlefshme për fazën e parë kualifikuese të UEFA Champions League. Sfida e zhvilluar në “Arena Egnatia”, përfundoi 1-0. Pas këtij dueli ka folur mbrojtësi debutues, Anio Poçi.
“E vërteta është që nuk ndiej keqardhje që nuk shënova, fituam, kjo ka rëndësi. Mërzitesh se do të bësh një gol, por rëndësi ka fitorja. Nuk kishim vështirësi në mënyrën si luante kundërshtari, por ata kanë kampionatin në vazhdim dhe kishin ritëm. Edhe ne gjetëm ritmin dhe pastaj nuk kishim probleme.
Të jemi të përqendruar në ndeshjen e kthimit. Të mbajmë ritmin dhe të bëjmë ato që thotë profesori dhe do ja dalim. Duhet t’i shikojmë ndeshje pas ndeshje, të fokusohemi te Champions League dhe jo te kompeticionet e tjera evropiane. Egnatia grup i mirë, me çuna të mirë. Gjithashtu edhe presidenti dhe të gjithë më kanë bërë të ndihem si në shtëpi. Këtu kam 10 ditë, por më duket sikur kam shumë vite”, tha Poçi.