
Trajneri i Shkëndijës së Tetovës Jeton Beqiri në parg të duelit të kthimit kundër Qarabag, ka folur në zonën e prononcimeve. Ai është shprehur i qetë dhe besimplotë se ekipi tetovarëv do të zhvilloi një ndeshje të mirë, ndryshe nga sa bëri në Shkup para një jave.
Beqiri e ka vendosur theksin të shfrytëzimi i rasteve dhe freskia fizike:“Nuk kemi asgjë për të humbur, marrë shkas nga ndeshja e parë. Shumë e rëndësishme të futemi në fushë dhe të provojmë gjithçka për gjithçka. Duhet të jemi një skuadër e organizuar, agresive në sulm, noramalisht edhe të mbrohemi mirë.
Duhte të shfrytëzojmë rastet tona, në futboll gjityhçka është e mundur. Kam shumë shpresë se do bëjmë paraqitje të mirë. Ndeshjn e parë nuk kishim freskin e duhur fizike, kurse rivali ynë ishte shumë më mirë, veçanërisht në pjesës e parë. Goli i tyre në Shkup erdhi për fajin tonë, e quaj gol aksidental. Fakti që dueli është ende i hapur na jep shpresë. Kam besim se do bëjmë një ndeshje të madhe në Baku. Nuk pres të kemi presion”.