
Champions League
UEFA Champions League është gati që të nisë sezonin e ri. Ndërkohë që së fundmi është mësuar edhe dita kur shorti do të hidhet, për të përcaktuar ndeshjet që do të luhen.
Shorti do të hidhet më 28 gusht, të enjten. Gjithçka do të nisë në orën 18:00, teksa klubet e kualifikuara deri më tani dhe ata që janë ende në “play-off” janë “zaptuar” nga ankthi.
Duke pasur parasysh formulën e re që u aktivizua që sezonin e shkuar, ka gjasa të mëdha që të kemi disa ndeshje “big”. Pritet të shihet të enjten e 28 gushtit, se cilat ekipe do të kenë më shumë fat.
Poll