
Ish-futbollisti brazilian, Ronaldinho, ka shprehur dëshirën e tij se Paris Saint-Germain së shpejti do ta realizojë ëndrrën e shumëpritur për të fituar Champions League. Legjenda braziliane, e cila u prit ngrohtësisht nga klubi pas mbërritjes së tij në Evropë vite më parë, vlerësoi formacionin aktual të PSG-së dhe trajnerin e saj, duke i uruar gjigantëve francezë suksese në garën më të madhe të Evropës.
Ronaldinho kaloi dy vite në Paris, duke bërë 55 paraqitje dhe duke shënuar 17 gola përpara se të transferohej në Barcelonë. "Shpresoj që PSG të bëhen kampion i Evropës. Ata më trajtuan me shumë dashuri kur mbërrita në Evropë dhe e kanë ndjekur këtë ëndërr për shumë vite.
Tani ata kanë një trajner të shkëlqyer, i cili është gjithashtu një mik i mirë, dhe shpresoj që gjërat të përfundojnë mirë me Championsin shumë të dëshiruar”, tha Ronaldinho për “MARCA” në një intervistë ekskluzive. Vlen të përmendet se para pak orësh Lothar Matthaus e kishte shprehur hapur analizën e tij se Championsin e merr Interi, madje duke dhënë edhe arsyetim mbi këtë “teori”.