
Ndeshjet e djeshme në Champions dhuruan një “mal” me gola dhe spektakël. Ndërsa pas pak minutash zbresin në fushë ekipe elitare si Real Madrid, Bayern Munich, Liverpool, Chelsea, Juventus, pa harruar Atalantën e Berat Gjimshitit.
Reali si “rekordmen” i këtij kompeticioni pret Juventusin. Trajneri Igor Tudor sërish nuk i ka besuar rol titullari Zhegrovës. Befasia e madhe vjen nga trajneri Arne Slot në ndeshjen Frankfurt – Liverpool, duke lënë në stol Salah.
Asnjë surprizë në emra te Bayern ndaj Club Brugge, të udhëhequr nga Kane. Ajax “sfidon” Chelsean në Londër. Atalanta e Berat Gjimshitit nuk pritet të ketë probleme me Slavia Prague. Në program janë edhe dy ndeshje të tjera, Monaco – Tottenham e Sporting – Marseille.




