Fitorja 2-1 në ndeshjen e parë në "Santiago Bernabeu", ka afruar më shumë Bayernin me gjysmëfinalen, kur ka mbetur dhe ndeshja e kthimit për t'u zhvilluar, e përcaktuar për të mërkurën në orën 21:00.
Gara vijon të mbetet e hapur, por faktori shtëpi favorizon gjermanët të cilët presin një kundërshtar që është i gatshëm të japë çdo gjë për të bërë mrekullinë. I këtij mendimi është dhe ish-sulmuesi i "Bavarezëve", Thomas Muller, i cili ka kërkuar përqëndrim maksimal skuadrës së tij në mënyrë që të mos përjetojnë një zhgënjim të mundshëm.
"Sinqerisht, Real Madrid nuk paraqiten më të fortë, ndryshe siç i kemi parë në të kaluarën. Por sigurisht, ata janë të aftë të të lëndojnë dhe të shfaqen rrezikshëm", ka thënë Muller.
Në fund, ai vlerësoi dhe punën e bërë nga trajneri Vincent Kompany, pasi sipas tij ka dëshmuar pranë se si klubi ka arritur këtu ku është dhe si i është përgjigjur kërkësave në fushë.
"Nuk ka të bëjë thjesht aspektet teknike apo taktike. Mbi gjithçka vihet re mënyra se si ekipi vrapon nga minuta e parë deri tek e fundit", përfundoi ish-lojtari i Bayernit.
