Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Pothuajse asnjë ndryshim nga rreshtimi në Superiore, por një debutim! Formacioni i mundshëm i Egnatias sonte

Shkruar nga NEWSPORT
Pothuajse asnjë ndryshim nga rreshtimi në Superiore, por një
Egnatia

Mbrëmjen e sotme, Egnatia do të rikthehet në fushën e lojës për të nisur rrugëtimin europian. Të besuarit e Edlir Tetovës do të presin në “Arena Egnatia” në orën 21:00 skuadrën e Breidablik.

Kjo do të jetë sfida e turit të parë të kualifikueseve të Champions League për kampionët e Shqipërisë. Në prag të kësaj sfide, Tetova pritet të hedhë në fushë një formacion 4-2-3-1.

Nuk pritet të ketë shumë ndryshime nga sezoni i kaluar i Superiores, por pritet të ketë një debutim. Kastriot Selmani i ardhur nga Drita, me shumë gjasa do të luajë që nga starti sonte i avancuar nga krahu i djathtë.

Formacioni i mundshëm i Egnatias përballë Breidablik:

EGNATIA (4-2-3-1): Dajsinani; Ndreca, Sota, Xhemajli, Fangaj; Fernando, Aleksi; Ujka, Lushkja, Selmani; Guindo. Trajner: Edlir Tetova

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga