Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Përmbysja spektakolare ndaj Benficas, Hansi Flick: Ishte lojë e çmendur, emocione të papërshkrueshme

Shkruar nga NEWSPORT
Përmbysja spektakolare ndaj Benficas, Hansi Flick: Ishte lojë e
Hansi Flick - Barcelona

Barcelona bashkë me Liverpool janë 2 skuadrat e para që kualifikohen në fazën tjetër të Champions league. Katalanasit siguruan një fitore spektakolare ndaj Benficas, ku sidomos fundi i sfidës ishte shumë emocionues.

Barça ia doli të përmbyste shifrat nga 4-2 në 4-5 dhe të siguronte kualifikimin që në Portugali. Një fitore e rëndësishme dhe shumë e vuajtur nga spanjollët.

Hansi Flick ka theksuar se ishte një lojë e çmendur, teksa të tilla emocione nuk i kishte përjetuar ndonjëherë. Ndër të tjera nënvizon se zvëndësimet e ndihmuan shumë ekipin për të bërë përmbysjen e çmendur.

“Ishte një lojë e çmendur. Gjëja më e mirë ka qenë mentaliteti. Ky është futbolli. Nuk mendoj se kam përjetuar ndonjëherë një rikthim si ky. Ata ishin shumë të mirë në tranzicione dhe na kanë shënuar mirë. Na detyruan të mbroheshim shumë thellë, pasi nuk ishim të pozicionuar mirë. Zëvendësimet na ndihmuan shumë”, theksoi timonieri gjerman.

Kujtojmë se Barcelona do të luajë ndaj Atalandës në mesjavën e ardhshme, por katalanasit e luajnë pa presion këtë sfidë, pasi kanë siguruar kualifikimin mes 8 ekipeve më të mira në Champions.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga