Kartoni i verdhë i marrë nga Michel Olise në fitoren e Bayernit ndaj Atalantës me rezultatin 6-1 mund t’i shkaktojë telashe francezit. Anësori vonoi me qëllim një rivënie nga këndi, duke bërë që arbitri t’i drejtojë të verdhën që i duhej për të munguar në ndeshjen e kthimit në Gjermani.
Kjo nuk i ka shpëtuar vëmendjes së UEFA-s, e cila raportohet se do të marrë masa të rrepta ndaj lojtarit për marrje të qëllimshme të kartonit për të qenë i gatshëm për ndeshjen e parë çerekfinale.
Në të tilla raste, dënimi që mund të marrë Olise është pezullimi me dy ndeshje, duke i mohuar atij përballjen e parë të fazës tjetër, kur Bayern Munich të kalojë edhe zyrtarisht fazën e 1/8-tave. Njëjtë rrezikon edhe mesfushori Kimmich, i cili sikurse shoku i tij i skuadrës, shkaktoi vonesa në një rivënie loje për 45 sekonda duke marrë edhe ai kartonin e verdhë.
Një precedent i ngjashëm është regjistruar në kohën kur Real Madrid luante përballë Ajax. Asokohe, trajneri Jose Mourinho detyroi mbrojtësin Sergio Ramos të merrte të verdhë duke bërë që UEFA ta ndëshkojë me dy ndeshje larg fushës.
