Atalanta siguroi përmbysjen e madhe ndaj Dortmund në ndeshjen e kthimit të Champions League. Italianët fituan në shtëpi me shifrat 4-1 dhe u kualifikuan në fazën tjetër të këtij turneu me rezultat të përgjithshëm 4-3.
Në këtë takim Berat Gjimshiti si rrallë herë nuk u preferua titullarë nga trajneri Raffaele Palladino. Siç duket ky i fundit po e bënte shqiptarin të “shlyente” gabimet e “faturuara” për humbjen 2-0 në duelin e parë. Por gjithsesi në minutën e 77-të vendosi ta fuste në lojë, me shqiptarin që si gjthmonë ishte një lider në prapavijë.
Ndërkohë pas përmbysjes së madhe dhe kualifikimit në fazën tjetër, Berat Gjimshiti është shumë i lumtur. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka postuar një foto të skaudrës ku janë duke festuar në dhomat e zhveshjes, ndërsa është shprehur: “Pa fjalë”.
View this post on Instagram
