Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Nuk kanë fund telashet për Bayernin, gjermanët me mungesën BIG prag Parisit në Champions (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk kanë fund telashet për Bayernin, gjermanët me mungesën
Luis Diaz, Michale Olise dhe Harry Kane/ Trajneri Vincent Kompany

Bayern Munich do të luajnë të martën përballë Paris Saint-Germain, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. Në stadiumin “Parc de Princes”, bavarazët do t’i duhen të përballen me një sërë mungesash të rëndësishme, dhe jo vetëm në fushën e lojës.

Pas Gnabryt dhe Guerreiros të cilët u njoftuan të dëmtuar për pjesën e mbetur të sezonit, po ashtu edhe trajneri Vincent Kompany do të privohet nga drejtimi i skuadrës në stol.

Ndëshkimi me dy të verdhë në sfidën e fundit përballë Real Madrid, ka bërë që belgu të pezullohet për këtë duel dhe e vetmja mundësi që të ndihmojë të tijët me udhëzimet në segmente të kufizuara.

Atij i ndalohet të ketë komunikim përmes telefonit, ndërsa do t’i lejohet të japë intervista pas përfundimit të ndeshjes. Një protokoll “i rreptë” nga ana e UEFA-s që mund të ndikojë jo pak tek marrëdhënia trajner-skuadër, por që gjermanët e kanë të qartë se asgjë s’mund t’i ndalojë për të bërë maksimumin përgjatë 90 minutave.

Poll

Lexo gjithashtu