
Serxho Ujka përballë Breidablik në "Arena Egnatia"
Egnatia do të zbresë në fushë sërish ditën e sotme pas fitores së rëndësishme që mori një javë më parë. Rrogozhinasit do të luajnë sfidën e kthimit në kualifikueset e Champions League.
Breidablik do të presë sonte në Islandë në orën 21:00 kampionët e Shqipërisë. Skuadra islandeze do të kërkojë të përmbysë humbjen 1-0 që pësoi javën e kaluar në “Arena Egnatia”.
Rrogozhinasit iu falën një goli të Ildi Grudës në frymën e fundit në fitoren e para një jave. Synimi i Egnatias mbrëmjen e sotme është të administrojë mirë rezultatin e marrë në Rrogozhinë.
Poll