
Egnatia
Mbrëmjen e sotme, Egnatia do të rikthehet në fushën e lojës për të zhvilluar një ndeshje zyrtare. Rrogozhinasit nisin sonte rrugëtimin në turin e parë të kualifikueseve të Champions League.
Egnatia do të presë sonte në “Arena Egnatia” skuadrën e Breidablikut. Përballja mes kampionëve të Shqipërisë dhe islandezëve do të startojë në orën 21:00 ku do të gjykojë Antoni Bandić.
Ekipi rrogozhinas ka arritur të fitojë ndeshjen e fundit përballë Farul Constantas me shifrat 1-0 në miqësore. Ndërsa përballë Breidablik, kjo do të jetë përballja e parë mes dy ekipeve.
Poll