Mbappe, Bellingham dhe Vinicius
Skuadra e Real Madrid do të luaj “aktin” e parë të fazës çerekfinale të Champions League ndaj Bayern Munich, nesër prej orës 21:00 në “Santiago Bernabeu”.
Në prag të kësaj “finale” të parakohshme, yjet e eikpit dhe trajneri Arbeloa, duhet t’i bëjnë mirë “llogaritë”.
Janë 6 lojtar që rrezikojnë të mos luajnë në sfidën e kthimit, nëse marrin kartonë të verdhë nesër, aty ku ka edhe “pesha të rënda” si Mbappe, Vinicius, Bellingham, pa lën në “plan të dytë” Tchouameni, Carreras dhe Huijsen.
Fituesi i këtij çifti, do të përballet në gjysmëfinalen e Championsit ndaj triumfuesit nga sfida e dyfishtë PSG – Liverpool.
Poll
