
Shkëndija e Tetovës do tentojë me të gjitha mënyrat për të fituar në Baku, e cila do i mundësonte kalimin e ndeshjes në shtesë, apo kualifikimin e drejtpërdrejtë në fazën tjetër të Champions League kundër Qarabag. Humbja në Shkup me rezultatin 0-1 i ka minimizuar shanset e tetovarëve të avancojnë për me tej.
Ndeshja e parë tregoi qartë se ekipit të Jeton Beqirit i mungon eksperinca në të tilla nivele. Por kjo nuk është e gjitha. Një detajë tjetër është stadiumi i Bakus, aty ku do të mbahet takimi i kthimit, “Tofiq Bahramov Stadium”, kapaciteti i të cilit është 31.200 vende. Qarabag e ka treguar edhe në fazën e grupeve në Champions League apo Europa League se është një rival shumë i vështirë edhe për skuadrat elitare kur luan si pritës.
Nëse i hedhim një sy bastoreve, Shkëndija nuk ka shans të fitojë në Baku, e jo më të kualifikohet. Fitorja e klubit nga Tetova kuotohet me 8.00, ndërsa barazimi në kuotën e 5.25. Triumfi i Qarabag është i “sigurtë”, e përkthyer me 1.30. Arbitri që do të vendosi “drejtësin” në këtë duel është holandezi Danny Makkelie.