Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Netët Champions, ekipet spanjolle i tregojnë “targën” dyshes angleze! Bayern “hipotekon” çerefinalen, Bodo Glimt hesht skeptikët

Shkruar nga NEWSPORT
Netët Champions, ekipet spanjolle i tregojnë “targën”
Champions League

Kjo javë e Champions League rezervoi rezultate spektakolare, ku disa prej skuadrave kanë siguruar tashmë një biletë për në çerekfinale, pa qenë e nevojshme të presin verdiktin e ndeshjeve kthyese.

Emocionet u stacionuan tek dy skuadrat e Madridit që dhuruan emocione të jashtëzakonshme në shtëpitë e tyre. Kështu, Atletico Madrid bëri për “ujë të ftohtë” Tottenham duke i mposhtur thellë 5-2, ndërsa Reali gjunjëzoi Manchester Cityn falë tripletës së Valverdes.

Rezultat pozitiv mori dhe Barcelona e Hansi Flick e cila ndali Newcastle 1-1, duke pritur me optimizëm kthimin në “Camp Nou”.

Humbje zhgënjyese morën dhe dy skuadrat e tjera të Anglisë, ku fillimisht Liverpool mori një disfatë minimale në Turqi përballë Galatasaray, ndërsa një ditë më pas Arsenal mori një barazim 1-1 në minutat e fundit përballë gjermanëve të Leverkusen. 

Në anën tjetër, Bayerni hipotekoi njëherë e mirë shanset e veta për kualifikim në çerekfinale pasi deklasoi në “Bergamo” Atalantën me rezultatin tenistik 6-1.

Vazhdon të surprizojë Bodo Glimt pas fitores në shtëpi përballë Sportingut të Lisbonës në shifrat e pastra 3-0, duke bërë që norvegjezët të shkelin njërën këmbë në fazën tjetër.

Duelet e kthimit për skuadrat do të luhen të martën dhe të mërkurën e ardhshme.

Poll

Lexo gjithashtu