
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique ka folur në prag të gjysmëfinales së kthimit me Arsenal. Tekniku spanjoll thotë se kundërshtari është i fortë, por të tijët do të futen në fushë për të fituar. Gjitashtu Enrique ka folur edhe për trajnerin e “Topçinjve”, Mikel Arteta..
"Bëhet fjalë për të jetuar një ditë të veçantë, ndeshjen e nesërme. Mendoj se kjo është gjendja shpirtërore që duhet të ketë skuadra, pasi fitoren në ndeshjen e parë e meritonim. Duhet ta luajmë këtë ndeshje kthimi dhe ta fitojmë.
Sigurisht që do të vuajmë sepse kundërshtarët tanë nuk morën një rezultat të favorshëm në ndeshjen e parë. Duhet ta përsërisim atë performancë sa më shumë që të jetë e mundur për të fituar ndeshjen e kthimit dhe për t'u qëndruar besnikë ideve tona.
“Kundërshtari? Pata fatin ta njihja Mikel Artetan kur isha lojtar. Ishte shumë i ri dhe e mbaj mend si një person të fortë. Ishte një lojtar i shkëlqyer, është një trajner i shkëlqyer. I uroj më të mirën… por jo për ndeshjen e nesërme”, u shpreh Enrique.
Kujtojmë që dueli mes PSG-së dhe Arsenal dhe të luhet këtë të mërkurë në “Parc de Princes”. Sfida e parë u fitua 0-1 nga parisienët, teksa nesër pritet spektakël në fushën e lojës.