
Marciniak ka qenë në qendër të vëmendjes pas humbjes 4-3 të Blaugranave ndaj gjigantëve italianë në "San Siro", me disa nga vendimet e tij që krijuan një debat dhe ngjallën kritika nga kampi i Barçës.
Të enjten, raportime të ndryshme qarkulluan citate që dyshohet se janë bërë nga Marciniak pas ndeshjes, në të cilat ai supozohet se kishte kritikuar lojtarët e Barcelonës për reagimin e tyre ndaj arbitrimit të tij. Këto citate iu atribuan medias egjiptiane “Al-Qahera”.
Në ato citime , Marciniak dyshohet se i etiketoi komentet e bëra nga lojtarët dhe stafi i Barcelonës si “qesharake” dhe “budallallëqe”, ndërsa justifikoi vendimin e tij për të lejuar që goli i tretë i Interit të mbetet në fuqi.
Megjithatë, në një bisedë private me të përditshmen sportive polake dhe portalin e lajmeve “Przeglad Sportowy Onet”, Marciniak mohoi kategorikisht se kishte folur me shtypin pas ndeshjes:
“Deklaratat e publikuara nga mediat egjiptiane dhe spanjolle, të cilat u përhapën gjerësisht në mediat sociale, rezultuan të ishin një sajesë e plotë. Një gjyqtar nuk lejohet të komentojë pas një ndeshjeje mbi vendimet e marra”, zbulohte të ketë thënë Marciniak. Barcelona, nga ana e saj, këmbëngul se vendimet e gjyqtarëve i kushtuan vendin në finalen e Champions-it.