
Napoli
Napoli i Amir Rrahmanit do të rikthehet të luajë në Champions League pas dy sezonesh. Sezonin e kaluar arritën të fitonin titullin kampion në Itali dhe do të jenë pjesë e kompeticionit më të madh në Europë për klube.
Rikthimi i Napolit në Champions League ka sjellë entuziazëm të jashtëzakonshëm edhe tek tifozët e klubit. Siç raporton “Il Mattino”, brenda 33 minutash janë shitur të gjitha biletat në stadiumin “Diego Armando Maradona” për takimin mes Napolit dhe Manchester Cityt.
Pasditen e djeshme në orën 15:00, biletat dolën në shitje dhe “avulluan” menjëherë. Ndërsa sektori i mysafirëve në stadiumin e napolitanëve përmban 4,500 vende, të cilat do të shfrytëzohen nga tifozët e Manchester Cityt.
Poll
Lexo gjithashtu
CHAMPIONS LEAGUE
Favoritët për të fituar Champions League, “OPTA” bën parashikimin
CHAMPIONS LEAGUE