
Hansi Flick e kritikoi shumë gjyqtarin Marciniak pasi skuadra e tij, Barcelona, pësoi një humbje dramatike në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales kundër Interit, gjë që i kushtoi eliminimin nga Champions-i.
Antonio Mateu Lahoz, ish-arbitri spanjoll, foli në “MovistarTV” në lidhje me vendimet kontroverse: "Këto janë veprime shumë të vështira për t'u interpretuar. Nuk mendoj se duhet t’i përdorim këto terma kur flasim për arbitrimin.
Ato përcaktohen nga detajet. Në veprimin e Cubarsi-t, Lautaro godet topin me këmbë. Nëse ka 46 kamera, në 45 duket si një ndërhyrje perfekte nga Pau, por ka një që tregon qartë se është një penallti.
Kjo është arsyeja pse u prezantua VAR-i. Megjithatë, pyes veten pse Marciniak nuk shikon më shumë pamje të veprimit të Lamines për të kuptuar nëse faulli ishte brenda apo jashtë zonës së penalltisë?!”, e mbylli Lahoz.