Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Malore” për Luis Enriquen, titullari i padiskutueshëm i PSG-së dëmtohet pak ditë përpara Barcelonës

Shkruar nga NEWSPORT
“Malore” për Luis Enriquen, titullari i padiskutueshëm i
PSG

Paris Saint-Germain është duke u përgatitur në prag të supersfidës me Barcelonën. Në prag të takimit ndaj katalanasve që do të zhvillohet të mërkurën më 1 tetor, kampionët e Europës kanë marrë një tjetër lajm të keq.

Marquinhos ka pësuar një dëmtim dhe nuk është grumbulluar për sfidën e nesërme ndaj Auxerre në Ligue 1. Kapiteni i PSG-së nuk do të jetë as ndaj Barcelonës i pranishëm në mesjavë.

Dëmtimi i tij ia bën “malore” Luis Enriques në prag të këtij dueli të rëndësishëm duke e çuar në 4 numrin e titullarëve të dëmtuar. Përveç Marquinhos nuk do të luajnë as Dembele, Joao Neves dhe Doue.

 

Poll

Lexo gjithashtu