
Ish-sulmuesi i Paris Saint-Germain, Lucas Moura, foli për “France Info” në lidhje me finalen e Champions-it: “Gjithmonë ka pasur një pritje të madhe, jo vetëm nga lojtarët, por edhe nga tifozët dhe media. Ne nuk mundëm ta arrinim, edhe pse kishim cilësinë për ta bërë këtë.
Por Champions-i është një garë shumë e vështirë, me ekipe të shkëlqyera. Ka disa faktorë që mund të bëjnë diferencën. Çdo vit që kalova atje, kishim një ekip të nivelit të lartë, të aftë për të fituar. Por për ndonjë arsye nuk arritëm ta bënim. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e ekuilibruar sonte.
Të dyja ekipet luajtën shumë mirë për të arritur në këtë finale. Ekipi parizien është shumë i ekuilibruar dhe shumë i stërvitur mirë. Ata janë një ekip shumë i fortë që luan lojëra të mira. Ka shumë forcë në këtë grup. Për mua nuk ka favorit, por mendoj se ka ardhur momenti për PSG-në. Parashikimi im është: 2-1 për PSG-në”, tha Lucas Moura.