
Breidablik 5 – 0 Egnatia (5-1) (Thorsteinsson 16', 27', Einarsson 23', 38', Omarsson 69')
Fitorja në Rrogozhinë nuk mjafton. Egnatia është mposhtur mbrëmjen e sotme në transfertë përballë Breidablik, në sfidën e kthimit të fazës së parë kualifikuese të UEFA Champions League.
Ndeshja e zhvilluar në Islandë, përfundoi 5-0 në favor të vendasve. Golat për Breidablik u shënuan, Thorsteinsson (2), Einarsson (2) dhe rrjeta e tundur nga Omarsson në minutën e 69-të, që vulosi rezultatin.
Kështu, rrogozhinasit marrin një humbje tronditëse dhe turpëruese, madje i thonë “mirupafshim” UEFA Champions League, duke u eliminuar nga ky kompeticion.
Champions League: Faza e parë kualifikuese
Stadiumi: “Kopavogsvollur”
Arbitër: David Dickinson (skocez)
FORMACIONET ZYRTARE:
BREIDABLIK: Einarsson, Valgeirsson, Orrason, Margeirsson, Jonsson, Thorsteinsson, Ludviksson, Gunnlaugsson, Einarsson, Thomsen, Onmarsson. Trajner: Halldor Arnason.
EGNATIA: Dajsinani, Fangaj, Sota, Poçi, Xhemajli, Yahaya, Aleksi, Fernando, Selmani, Bakayoko, Gruda. Trajner: Edlir Tetova.
LIVE:
69' Shënon Breidablik me anë të Omarsson.
38' Shënon Breidablik me anë të Einarsson.
27' Shënon Breidablik me anë të Thorsteinsson.
23' Shënon Breidablik me anë të Einarsson.
16' Shënon Breidablik me anë të Thorsteinsson.
1’ Duel vendimtar për kualifikimin, nis sfida mes Breidablik dhe Egnatias.