Ndeshjet e mbrëmjes së martë në Champions League për javën e 6-të kanë dhuruar spektakël, surpriza dhe 21 gola në 7 ndeshjet e luajtuar.
Atalanta e kapitenit të Kombëtares Berat Gjimshiti fituan me përmbysje 2 – 1 përballë Chelesa, me golat e Scamacca dhe De Ketelaere.
Gjimshiti tregoi nivel të lartë në prapavijë, duke marrë trajtën e një “muri” për rivalët. Barcelona triumfoi mes vështirësish kundër Frankfurtit në shtëpi, vendosi dopieta e Kounde.
Mesfushori Dominik Szoboszlai “nderoi” trajnerin Arne Slot, duke i dhënë fitoren Liverpool në Milano karshi Interit. Në ndeshjet e tjera, korrën fitore Monaco, Atletico Madrid, Marseille dhe Tottenham.
Atalanta – Chelsea 2 – 1 (Scamacca 55', De Ketelaere 83'/Joao Pedro 25')
25' Joao Pedro
55' Scamacca
83' De Ketelaere
Barcelona – Frankfurt 2 – 1 (Kounde 50', 53'/Knauff 21')
21' Knauff
50' Kounde
53' Kounde
Inter – Liverpool 0 – 1 (Szoboszla 88')
Monaco – Galatasaray 1 – 0 (Balogun 68')
PSV – Atletico Madrid 2 – 3 (Til 10', Pepi 85'/Alvarez 37', Hancko 52', Sorlorth 56')
10' Til
37' Alvarez
52' Hancko
56' Sorloth
85' Pepi
Royale Union – Marseille 2 – 3 (Khalaili 5', 71'/Paixao 15', Grenwood 41', 58')
Tottenham – Slavia Prague 3 – 0 (Zima 26' autogol, Kudus 50', X.Simons 79')
