Kanë përfunduar edhe 7 duelet e sotme të cilat ishin për llogari të raundit të 7 të fazës së ligave, ndeshje që dhuruan në total 23 gola.
Vëmendjen totale tek supersfida e Interit dhe Arsenalit, e cila u mbyll me rezultatin 1-2, në favor të ekipit i cili luajti në transfertë. Pjesa e parë e ndeshjes mjaft mirë kjo pasi Arsenalin e ka nderua paraqitja fantastike e Gabriel Jesus me dopietën e tij. Një gol i bukur në minutën e 10-të dhe po aq i saktë ishte dhe goditja e radhës në minutën e 31-të.
Zikaltërit nga ana tjetër gjetën mundësinë për tu kundërpërgjigjur me një gol në minutën e 18-të, por “vrull” i cili nuk shkoi më tej duke bërë që, Arsenali të dalë nga fusha me fitoren në “xhep”
I “pamëshirshëm” Real Madrid në sfidën me Monacon, ku shënoi 6 gola dhe e la kundërshtarin me 1 të tillë. 2 minuta i mjaftuan Mbappes që të shënonte golin e tij të parë dhe i dyti erdhi në minutën e 26-të. Gola me “bollëk” nga madrilenët pasi kanë shënuar edhe Mastantuono, Kehrer me një autogol, më pas rrugën për tek rrjeta e rivalëve e gjen Vinicius Junior dhe i mrekullueshëm në goditjen dhe golin e fundit për skuadrën ishte Bellingham në minutën e 80-të.
Me rezulatet e sotme, Arsenal udhëheq kryesimmin me 21 pikë duk e lënë Interin në vendin e 9-të me kuotën e 12 pikëve. Nga ana tjetër Real Madrid ka 15 pikë dhe ndodhet i dyti në klasifikim, ndërsa Monaco e gjen veten vë vendin e 20-të me kuotën e 9 pikëve.
REZULTATET: Copenhagen 1 – 1 Napoli, Olympiacos 2 – 0 Bayer Leverkusen, Sporting Lisbonë 2 – 1 PSG, Tottenham 2 – 0 Dortmund, Villarreal 1 – 2 Ajax
