Kanë përfunduar 2 ndeshjet e orës 21:00 në Champions League, ndërsa Juventus – Galatasaray ka shkuar në shtesë. Real Madrid edhe pse u gjend në disavantazh, arriti të përmbys rezultatin nga 0 – 1 në 2 – 1.
Golat te “Galaktikët” u shënuan prej Tchouameni dhe Vinicius. Në sfidën PSG – Monaco, nuk pati fitues, 2 – 2. Edhe pse monegaskët u përpoqën të bënin surprizën, nuk ia dolën.
Juventus – Galatasaray, e cila ka shkuar në shtesë, po fitohet 3 – 0 nga “Zonja e Vjetër”, ndonëse prej minutës së 48-të mbeti me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Kelly.
Golat te bardhezinjtë mbajnë “firmën” e Locatelli, Gatti dhe McKennie. Deri tani, ekipet e kualifikuara të mbrëmjes së mërkurë në Champions janë Atalanta, Real Madrid dhe PSG, faza e 1/16-ave.
Juventus – Galatasaray 3 – 0 (Locatelli 37', Gatti 70', McKennie 82')
48' Karton i kuq për Kelly
37' Locatelli
82' McKennie
PSG – Monaco 2 – 2 (Marquinhos 60', Kvaratskhelia 66'/Akliouche 45', Teze 90+1')
45' Akliouche
Real Madrid – Benfica 2 – 1 (Rafa Silva 14', Vinicius 80'/ Tchouameni 16')
14' Rafa Silva
16' Tchouameni
