Real Madrid “veshi” mbrëmjen e sotme “kostumin magjik” dhe “ç’montojë” Manchester City-in në “Santiago Bernabeu”, e përfunduar 3 – 0.
Protagonist absolut te “Galaktikët” ishte kapiteni Federico Valverde, 3 golësh personal. Finalizimet e mesfushorit uruguaian erdhën në pjesën e parë, konkretisht në minutat 20’, 27’ dhe 42’.
“Qytetarët” nuk patën “gjunjë” për t’i bërë ballë Realit, ndërsa kualifikimi është gati i pamundur, ndonëse ka edhe një ndeshje tjetër në “Etihad Stadium”.
Në “Parc des Princes”, kampionët e PSG-së nuk patën asnjë “mëshirë” për Chelsea-n, duke triumfuar 5 – 2. Golat për Parisin u shënuan nga Barcola, Dembele, Vitinha dhe dopieta e Kvaratskhelia.
“Hirushja” Bodo/Glimt, vazhdon të surprizojë, teksa sonte mposhti 3 – 0 Sportingun në Norvegji. Sfidat e mësipërme janë të vlefshme për fazën e 1/8-ave në Champions League.
Bodo/Glimt 3 – 0 Sporting Lisbonë (Fet 32', Blomberg 45+1', Hogh 71')
32' Fet
45+1' Blomberg
PSG 5 – 2 Chelsea (Barcola 10', Dembele 40', Vitinha 74', Kvaratskhelia 86', 90+4'/Gusto 28', E.Fernandez 57')
10' Barcola
28' Gusto
40' Dembele
Real Madrid 3 – 0 Manchester City (Valverde 20', 27', 42')
20' Valverde
27' Valverde
42' Valverde
