Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ 61 gola dhe surpriza të mëdha në Champions Legaue! Real Madrid bën “harakirin” mes kartonësh të kuq, i shënon edhe portieri ukrainas

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 61 gola dhe surpriza të mëdha në Champions Legaue! Real
Benfica - Real Madrid

Plotë 61 gola u shënuan në javën e 8-të të Champions League, renditja e përgjithshme me pikë. Befasia më e madhe erdhi nga Real Madrid.

Humbja 2 – 4 nga Benfica në Lisbonë, bën që Kylian Mbappe me shokë të mos e sigurojnë dot “biletën” mes 8 ekipeve më të mira. Reali kaloi i pari në avantazh me Mbappe, ama finalizimet e Schjelderup dhe Pavlidis përmbysën gjithçka që në pjesën e parë.

Edhe pse Mbappe u përoq të mbante në lojë të tijtë, “Galaktikët” nuk mundën të merrnin qoftë edhe një barazim, i cili do i shërbente tej mase. Në “frymën” e fundit, te Benfica shënoi edhe portieri ukrainas Trubin.

Për Jose Mourinho, kjo ishte një “hakmarrje” ndaj ish-klubit. Barcelona siguroi kualifikimin me “remontadë” kundrejt Copenhagen, 4 – 1.

Po ashtu, surprizë ishte edhe përmbysja e “çmendur” e Sportingut në Bilbao, 3 – 2, fitore që i rreshton mes të parëve në tabelën e përgjithshme.

Vlen të përmende se nga 8 ekipet e para, janë 5 angleze, si Arsenal, Liverpool, Tottenham, Chelsea dhe Manchester City. Edhe pse Interi fitoj pastër në Dortmund, do luaj në “play-off”, sikurse edhe kampionët e PSG-së.   

VIDEO/ 61 gola dhe surpriza të mëdha në Champions Legaue! Real
Tabela e përgjithshme e Champions League me ekipet e kualifikuar direkt dhe ato në "play-off"

REZULTATET DHE GOLAT 

Ajax - Olympiacos 1 - 2 (Dolberg 69'/G.Martins 52', Hezze 79')

Arsenal - Kairat 3 - 2 (Gyokeres 3', Havertz 16', Martinelli 38'/Jorginho 7', Ricardinho 90+4')

Bilbao - Sporting 2 - 2 (Sancet 3', Guruzeta 28'/Diomande 12', Trincao 63') 

Atletico Madrid - Bodo/Glimt 1 - 2 (Sorlorth 15'/Sjovold 35', Hogh 59')

Barcelona – Copenhagen 4 – 1 (Lewandowski 48', Yamal 60', Raphinha 69', 85'/Dadason 4')

Leverkusen - Villarreal 3 - 0 (Tillman 12', 35', Grimaldo 57')

Benfica – Real Madrid 4 – 2 (Schjelderup 37', 54' Pavlidis  45+5'/Mbappe 30', 58')

Club Brugge - Marseille 3 - 0 (Diakhon 4', Vermant 11', Stankovic 79')

Dortmund – Inter 0 – 2 (Dimarco 81', Diouf 90+4')

Frankfurt - Tottenham 0 - 2 (Kolo Muani 47', Solanke 77')

Liverpool - Qarabag 6 - 0 (Mac Allister 15', 61', Wirtz 21', Salah 50', Ekitike 57', Chiesa 90')

Manchester City - Galatasaray 2 - 0 (Haaland 11', Cherki 29')

Monaco - Juventus 0 - 0

Napoli - Chelsea 2 - 3 (Vergara 33', Hojlund 43'/E.Fernandez 19', Joao Pedro 61', 82')

Pafos - Slavia Prague 4 - 1 (Dragomir 17', Bruno 53', Anderson Silva 84', 87'/Chaloupek 44')

PSG - Newcastle 1 - 1 (Vitinha 8'/Willock 45+2')

Dëmtimi i rëndë nga Kvaratskhelia

PSV – Bayern Munich 1 - 2 (Saibari 78'/Musiala 58', Kane 84')

Royale Union - Atalanta 1 - 0 (Khalaili70')

Poll

Lexo gjithashtu