Janë mbyllur 3 ndeshjet e orës 21:00 në Champions League, faza e 1/16-ave. Real Madrid arriti të “hakmerrej” kundër Benficës në mes të Lisbonës, vendosi eurogoli i sulmuesit Vinicius, minuta e 50-të.
Në fundin e ndeshjes, trajneri Jose Mourinho u ndëshkua me karton të kuq, çka do të thotë se për portugezin nuk do ketë “rikthim” në “Santiago Bernabeu”. PSG si kampione në fuqi e Champions League, mposhti mes përmbysjesh Monacon 3 – 2.
Dopieta e Balogun “trembi” Parisin, por ekipi i Luis Enrique e mori “veten” me kalimin e minutave. Në të 29-të dhe 41-të, PSG barazoi përmes Doue dhe Hakimi.
Në pjesë e dytë, Doue i dha fitoren të tijve në minutën e 67-të. Dortmund nuk e diskutoi fitoren ndaj Atalantës, 2 – 0, me golat e Guirassy dhe Beier.
Benfica – Real Madrid 0 – 1 (Vinicius 50')
50' - Vinicius
86' - Karton i kuq për trajnerin Jose Mourinho
Dortmund – Atalanta 2 - 0 (Guirassy 3', Beier 42')
3' - Guirassy
42' - Beier
Monaco – PSG 2 – 3 (Balogun 1’, 18'/Doue 29', 67' Hakimi 41')
1' - Balogun
18' - Balogun
29' - Doue
41' - Hakimi
67' - Doue
