Një "thriller" i vërtetë ka rezultuar supersfida e mbrëmjes mes Bayern Munich dhe Real Madrid, me aktin e dytë që ka përfunduar në favor të vendasve në shifrat 4-3. Një ndeshje që nisi me ritëm të lartë që në minutat e para, ku Guler surprizoi gjermanët me një gol nga jashtë zone që në sekondën e 30-të, duke mposhtur portierin Manuel Neuer.
Reagimi erdhi shumë shpejtë nga bavarezët në minutën e 6-të falë mbrojtësit gjerman Pavlovic i cili realizoi saktë me kokë një rivënie këndore. Megjithatë, mesfushori turk zgjodhi t'i bëjë një tjetër surprizë të hidhur Neuer, duke shënuar nga një goditje dënimi në të 29-tën, por rrjeta e tij gjeti kundërpërgjigjen e Kane në minutën e 38-të, i cili nuk fali në zonë duke mposhtur Lunin.
Pak minuta larg përfundimit të pjesës së parë, mendon Kylian Mbappe që ndez edhe njëherë tjetër entuziasmin në stadium me një vertikalizim mjaft të bukur nga Vinicius që asiston saktë te francezi për t'i çuar shifrat në 2-3 në favor të madrilenëve.
Pjesa e dytë nisi më e ekuilibruar, pasi golat erdhën vetëm në minutat e fundit. Ishte Luiz Diaz ai që riktheu baraspeshën në rezultatin 3-3 në minutën e 89-të, përpara se Michael Olise t'i jepte goditjen e "knock-out" skuadrës madrilene, e cila "lan duart" me të vetmin trofe që kishin në dispozicion për të fituar këtë fund sezoni.
Në anën tjetër, asnjë histori e ndryshuar në "Emirates Stadium", ku Arsenali barazoi pa gola përballë Sportingut të Lisbonës. Goli në transfertë i ka mjaftuar "djemve" të Mikel Artetës që të prekin gjysmëfinalet, për herë të dytë në dy sezonet e fundit.
Kështu, "Bavarezët" dhe "Topçinjtë" bëhen dy skuadrat e radhës që kualifikohen, pasi më herët ishin Paris Saint-Germain dhe Atletico Madrid që eleminuan emra të mëdhenj nga gara si Liverpool dhe Barcelona.
REZULTATET:
Bayern Munich 4-3 Real Madrid (Pavlovic 6', Kane 38', Luiz Diaz 89', Olise 90'+4 /Guler 1', 29, Mbappe 42')
Arsenal 0-0 Sporting
Goli i Guler (Bayern Munich 0-1 Real Madrid)
Goli i Pavlovic (Bayern Munich 1-1 Real Madrid)
Goli i dytë i Guler (Bayern Munich 1-2 Real Madrid)
Goli i Kane ( Bayern Munich 2-2 Real Madrid)
Goli i Mbappe (Bayern Munich 2-3 Real Madrid)
Kartoni i kuq për Camavingan
Goli i Luiz Diaz (Bayern Munich 3-3 Real Madrid)
Goli i Olise (Bayern Munich 4-3 Real Madrid)
