Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ 14 vite pritje! Bayern mposht Realin në Madrid, Kane dhe Neuer të jashtëzakonshëm

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 14 vite pritje! Bayern mposht Realin në Madrid, Kane dhe Neuer
Real Madrid - Bayern Munich

Kanë përfunduar 2 ndeshjet e para çerekfinale të Champions League. Bayern Munich pas 14 vitesh pritje, arriti të rikthehet te fitorja kundër Real Madrid, e mbyllur 2 – 1 për bavarezët. Fakti që gjermanët fituan në mes të Madridit, ia rrit vlerën.

Pjesa e parë u vendos nga goli i sulmuesit Luis Diaz në minutën e 41-të. Sapo nisi fraksioni i dytë, Harry Kane dyfishoi shifrat. Me kalimin e minutave, Reali filloi të stabilizohej në lojë.

Portieri Manuel Neuer zhvilloi ndeshje gati perfekte, por nuk mundi të ndal Kylian Mbappe në minutën e 74-të. Shifrat e ngushta lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit pas një jave në Mynih. Në duelin tjetër Sporting Lisbonë – Arsenal, Kai Havertz “vulosi” fitoren për “Topçinjtë” në “frymën e fundit”, 1 – 0.  

Real Madrid 1 – 2 Bayern Munich (Mbappe 74'/Diaz 41', Kane 46')

 41' Diaz

46' Kane

74' Mbappe

Sporting Lisbonë 0 – 1 Arsenal (Havertz 90+1')

90+1' Havertz    

Poll

Lexo gjithashtu