Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Leverkusen meriton të shihet si kundërshtar i vështirë”, Kompany: Të tregojmë mentalitet në stadiumin tonë

Shkruar nga NEWSPORT
“Leverkusen meriton të shihet si kundërshtar i
Vincent Kompany

Bayern Munich do të luajë këtë të mërkurë në shtëpi përballë Bayer Leverkusen ndeshjen e vlefshme për 1/16-at e Champions League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena”, do të startojë në orën 21:00.

Në prag të këtij dueli ka folur trajneri i bavarezëve, Vincent Kompany. Tekniku belg vlerëson maksimalisht kundërshtarin, duke u shprehur se Leverkusen është një ekip i fortë.

“Të dyja skuadrat kanë shumë cilësi individuale dhe shumë intensitet. Në tre ndeshjet e deritanishme kemi pasur tre histori të ndryshme. Leverkusen meriton të shihet si një kundërshtar i vështirë. Ne po presim me padurim këtë ndeshje sepse do të jetë një lojë e mirë.

Stadiumi ynë sigurisht që luan një rol dhe kjo gjë kërkon që ne të tregojmë mentalitet. Sigurisht që kemi të njëjtat pritshmëri edhe në transferta. Nesër nuk luhet për gjithçka ose asgjë. Nuk duhet të harrojmë kurrë faktin që janë dy ndeshje”, është shprehur Kompany.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga