
Kapiteni i Interit Lautaro Martinez, i intervistuar nga “Sky Sport” në prag të finales së Champions League kundër Paris Saint-Germain, e cila do të mbahet në “Allianz Arena”, ka dhënë përshtypjen e tij:
"Nuk jam i tensionuar, po shijoj çdo moment. Është e vështirë të arrish në këtë pikë, në tre vitet e fundit kemi arritur në dy finale dhe kjo do të thotë shumë për ne. Ekipi ka vlerë, nesër duhet të bëjmë hapin e fundit. Ka mbetur edhe një ditë, duhet të përgatisim detajet e fundit për të qenë perfektë.
Duam ta sjellim në shtëpi këtë ëndërr, këtë Champions që na ka munguar për 15 vjet. Dua të falënderoj familjen time dhe t'ia dedikoj këtë trofe të dashurve të mi. Çdo gjë që jam, ua kam borxh atyre që më kanë mbështetur gjithmonë".