Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Kylian Mbappe sfidon Barcelonën: Unë jam gati, është momenti i lojtarëve të mëdhenj

Shkruar nga NEWSPORT
Kylian Mbappe sfidon Barcelonën: Unë jam gati, është momenti
Kylian Mbappe

Mbrëmjen e nesërme dot ë rikthehen emocionet e Champions League. Ky kompeticion ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’ të tij, teksa 8 ekipe do të bëjnë mes tyre llogaritë e çerekfinaleve për ë siguruar më pas 4 prej tyre kalimin në fazën tjetër të Champions.

Një “finale” e parakohëshme është sfida mes PSG-së dhe Barcelonës. Si katalanasit ashtu edhe parizienët kanë si synim t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticione, për të tentuar finalen e madhe dhe trofeun prestigjioz.

All - Paragraf - 3

Në prag të kësaj përballje ka folur Kylian Mbappe. Sulmuesi francez paralajmërin spanjollët, teksa thekson se është gati më shumë se kurrë për këtë përballje. Ndër të tjera u bën të ditur se tashmë është momenti i lojtarëve të mëdhenj për të treguar vetën e tyre në sfida të këtij niveli.

“Është momenti i lojtarëve të mëdhenj, jam gati dhe shumë i përgatitur. Si gjithnjë do të jem aty dhe nuk do të fshihem. Çdo vit kjo fazë e sezonit shërben për të “zgjuar” skuadrën. Në fund të prillit do të kuptojmë nëse është një sezon negativ apo pozitiv. Jam i sigurt se skuadra do të japë gjithçka, pastaj rezultati është në dorën e Zotit”, ka theksuar sulmuesi francez.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7