Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Kur pëson 5, të quajnë të eleminuar”, Kompany "ngre kokë" pas humbjes nga PSG dhe premton “hakmarrje” në Gjermani: Duam stadiumin plot, do jetë një çmenduri

Shkruar nga NEWSPORT
“Kur pëson 5, të quajnë të eleminuar”, Kompany
Vincent Kompany

Ajo çfarë nisi si një duel me shumë pritshmëri, përfundoi në një disfatë disi të rëndë për Bayernin që pësoi dhe humbjen e parë sezonale në Champions League nga Paris Saint-Germain, në sfidën që përfundoi në favor të francezëve me rezultatin 5-4.

Në “Parc de Princes” të dyja skuadrat treguan nivel goxha të lartë dhe nuk ngurruan të tregonin në fushë se çfarë janë të aftë të bëjnë, edhe nëse e nisin në disavantazh.

Golat për gjermanët u shënuan nga Kane, Olise, Upamecano dhe Luiz Diaz, por nuk mjaftuan që ndeshja të përfundonte në ekuilibra të plotë, duke bërë që skuadra e Luis Enriques të shkojë në ndeshjen e kthimit me një avantazh të lehtë.

Mirëpo, duket se për Vincent Kompany, i cili e ndoqi nga një zonë private këtë ndeshje për shkak të pezullimit me kartonë, pritja ndaj kundërshtarit nuk do të jetë kaq “e ëmbël”, pasi tekniku belg premton kthim “restoje”. Kështu është shprehur ai para mediave pas përfundimit të sfidës.

“Normalisht, kur ti pëson 5 gola në një gjysmëfinale, je automatikisht jashtë. Por ne shënuam dhe mund të shënonim akoma më shumë. Me 5-2 do të ishte më e vështirë, ndërsa tani mund të themi që jemi 1-0. Atmosfera në ‘Allianz Arena’ do të jetë një çmenduri. E di që na duhet të fitojmë. Do të japim gjithçka, madje jemi të gatshëm edhe të vdesim në fushë. Ne besojmë”, tha Kompany.

Ndeshja e radhës mes Bayernit dhe Parisit do të luhet të mërkurën më 6 maj në orën 21:00, ndërsa sot vëmendja do të shpërngulet në “Wanda Metropolitano”, ku Atletico pret Arsenalin për një përballje që rezervon gjithashtu emocione dhe spektakël.

Poll

Lexo gjithashtu